20.10.2020

Thirrje për aplikim EU TACSO 3: Program trajnimi mbi Vullnetarizmin për Ndryshim Social (Afati i fundit: E martë, 3 Nëntor 2020)

EU TACSO 3 do të  organizjë on-line një  Program trajnimi  mbi ‘Vullnetarizmin për Ndryshim Social’ që konsiston në trajnimin dhe mentorimin mbi vullnetarizmin për organizatat e interesuara në Shqipëri. Objektivi i Programit të trajnimit është të rrisë njohuritë dhe aftësitë e OShC-ve në Shqipëri për të përmbushur kërkesat ligjore për vullnetarizmin, për të rritur kapacitetet e tyre për të angazhuar qytetarët në projekte dhe programe vullnetarizmi dhe për të promovuar aktivizmin.

Ky aktivitet konsiston në një kurs trajnimi dy ditor mbi vullnetarizmin për ndryshim social që do të zhvillohet më 9 – 10 Nëntor, 2020 dhe do të trajtoj ҫështjet si më  poshtë:

  • Vullnetarizmi – si një mjet për qytetari aktive;
  • Kërkesat ligjore mbi vullnetarizmin dhe struktura / institucionet përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të ligjit;
  • Rolet e qeverisë lokale, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë lokalë për promovimin e vullnetarizmit;
  • Format dhe praktikat e vullnetarizmit;
  • Kultura dhe insentivat e vullnetarizmit dhe menaxhimi i vullnetarëve;
  • Ndikimi i vullnetarizmit në zhvillimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Pas zhvillimit të kursit të trajnimit do të ofrohet mentorim për 10 përfaqësues / organizata të trajnuara që potencialisht mund të kenë në  vazhdim një aktivitet për të  zbatuar me fokus në aktivizmin qytetar me angazhimin e vullnetarëve.

OShC-të e interesuara mund të aplikojnë duke plotësuar dhe dorëzuar Formularin e Aplikimit  deri të Martën, 3 Nëntor 2020, ora 17:00 CET. Në mënyrë që të sigurohet një trajnim efektiv me qasje të thelluar dhe ushtrime praktike, numri i OShC-ve të zgjedhura do të jetë i kufizuar (afërsisht deri në 30). Çdo OSHC mund të caktojë vetëm një përfaqësues për të marrë pjesë në trajnim. Përzgjedhja do të bëhet nga EU TACSO 3 bazuar në kriteret e mëposhtme:

(1) OShC-të që punojnë / synojnë kryesisht të rinjtë;

(2) OShC-të që aktualisht po angazhojnë vullnetarë në aktivitetet dhe projektet e tyre ose kanë përvojë me vullnetarët në të kaluarën;

(3) OShC-të që synojnë të angazhojnë vullnetarë në të ardhmen;

(4) OShC-të që janë të interesuara të mësojnë / rrisin informacionin e tyre mbi Ligjin për Vullnetarizmin në Shqipëri;

(5) OShC-të që kanë krijuar tashmë një bashkëpunim me organizata të tjera në zonën e tyre.

Pjesëmarrësit do të marrin çertifikata pasi të kenë përfunduar me sukses trajnimin.

Programi i trajnimit do të zhvillohet në gjuhën shqipe nga trajnetë të njohur.

Thirrja në shqip është në këtu.

Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (EU TACSO 3) është një projekt i financuar nga BE në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (www.tacso.eu). Qëllimi i projektit të BE-së TACSO 3 është të forcojë kapacitetin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për të marrë pjesë aktive në proceset demokratike dhe për të stimuluar një mjedis mundësues për shoqërinë civile dhe zhvillimin pluralist të mediave.